Kombet e Bashkuara ndihmojnë komunitetet minoritare në Kosovë pjesëtarët e të cilëve janë helmuar me plumb pas transferimit të tyre në kampet për të shpërngulur.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres do të krijojë fondin i cili do të përkrahë bashkësitë e romëve, ashkalinjve e egjiptianëve në Kosovë dhe do të sigurojë për ta ndihën e nevojshme, përcjell al jazeera kumtesën e KB-së.
“Marrë para sysh rrethanat e posaçme dhe kushtet në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm ka vendosur që si masë të jashtëzakonshme të krijojë fondin që do të zbatojë projekte të asistencës, së pari në Mitrovicë e Leposaviq. Nga ky fond më së shumti përfitime do të kenë bashkësitë e romëve, ashkalinjve e egjiptianëve”, thuhet nga KB.
Projektet e asistencës do të fokusohen për nevojat më të ngutshme të bashkësive më të prekura përfshirë shërbimet shëndetësore, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturën.
Guterres njëkohësisht i ka dhënë mirënjohje punës së Panelit këshillëdhënës për të drejta të njeriut i cili ka hetuar theksimet se UNMIK në Kosovë ka shkelur të drejtat e njeriut.
Në mesin e rasteve që paneli i ka shqyrtuar, ka qenë edhe ankesa që e ka bërë grupi prej 138 individëve nga bashkësitë e romëve, ashkalinjve e egjiptianëve të cilët janë helmuar nga plumbi dhe kanë pësuar dëme të tjera për shëndetin si pasojë e transferimit ët tyre në kampet për të shpërngulur në veri të Kosovës.