Klubi i Basketbollit nga kryeqyteti Z Mobile Prishtina të mërkurën do ta ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë hungarez Szolnoki Olaj.
Prishtina që tashmë luan në raundin e dytë të kësaj gare të madhe ndërkombëtare në ndeshjen e parë humbi në Gjermani dhe tashmë është pikërisht momenti i duhur për tu kthyer me një fitore eventuale ndaj ekipit hungarez, transmeton Koha Ditore.
Plisat kanë premtuar atmosferë sikur asnjëherë më parë në këtë vit dhe salla pritet të jetë plotë e përplot me tifozë në mbështetje të Prishtinës e cila pritet të luftojë deri në momentet e fundit edhe në raundin e dytë.
Ndeshja luhet të mërkurën në ora 19:00 në Prishtinë.