KB Vëllaznimi zyrtarizon Jalen Ray

Prishtinë | 31 Kor 2023 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin e parë të huaj për sezonin e ardhshëm.

Klubi gjakovar njoftoi këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me Jalen Ray.

Amerikani, i cili luan në pozitën e organizatorit, së fundmi ishte pjesë e Surrey Scorchers, në elitën e Britanisë së madhe.

Njoftimi i plotë nga klubi i Vëllaznimit:

“MIRËSEVJEN JALEN RAY

KB Vëllaznimi konfirmon se ka arritur marrëveshje lojtarin e parë të huaj, amerikanin Jalen Ray.

Jalen Ray është një playmaker i shlëqyeshëm i cili ka luajtur së fundmi në elitën e Britanisë së Madhe për Surrey Scorchers.

Ai është 24 vjeçar dhe dallohet për lojën e tij të kombinuar prej asistuesi dhe shënuesi. Ai ka një përqindje të lartë prej vijës së trepikëshit (37.5% 3pt FG).

Jalen Ray kompleton kështu përbërjen e playmakerëve të skuadrës tonë për fillimin e sezonit 2023/2024”.

Të ngjashme