Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka hapur garën “Fotografo korrupsionin 2022”, duke iu bërë thirrje fotografëve profesionistë dhe të interesuarve të tjerët ta tregojmë korrupsionin përmes fotografisë.
“Dërgoni fotografi (maksimumi 3 fotografi për person) që ilustrojnë shkaqet apo pasojat e korrupsionit dhe fitoni njërin nga tre çmimet: 200, 150 ose 100 Euro”, shpjegon kjo organizatë.
Gara për Fotografi do të jetë e hapur nga data 2 deri më 30 nëntor 2022 dhe mund të aplikoni duke u regjistruar në https://kdi-kosova.org/regjistrohu/
Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale ndërsa tre fituesit shpallen më 9 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion! Po atë ditë do të organizohet edhe ekspozita e fotografive.
(Fotografia fituese e edicionit të vjetëm)