Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mbajti tryezën ku shpalosi hulumtimin “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në nivelin ekzekutiv”, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se sinjalizuesit kanë rol të rëndësishëm në shoqëri, sidomos në institucionet publike. Sipas tij, raportimet për keqpërdorimet e ndryshime, ndikojnë në parandalimin e korrupsionit, por që kjo nuk po ndodh për shkaqe të ndryshme.
“Kjo tryezë është për sinjalizimin në nivelin ekzektuiv që i ndihmon shumë një shoqërie duke u demokratizuar edhe më shumë. Sinjalizimi është një temë e rëndësishme ku punëtorët mund të paraqesin raste kur keqpërdorët me pozitën e ndryshme si edhe ndalimin e korrupsionit dhe kjo ka pasur shpesh pasoja në shoqërinë tonë dhe sinjalizimi është ajo çfarë na duhet në institucione sidomos në ato publike”.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se kanë plotësuar kornizën ligjore se i përket sinjalizuesve. Ai theksoi se sinjalizuesve duhet t’u garantohen mbrojtja.
Sipas tij, ky kigj është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, raporton EO.
“Tema e sinjalizimit është temë e rëndësishme sepse është një nga mekanizmat më të rëndësishme sepse ndikon si masë parandaluese qortë e korrupsionit apo ndonjë tjetër, duhet cekur që këtë vit kemi pasur trajtimin e kornizës ligjore për sinjalizimin. Agjencia është përgjegjëse për një pjesë të sinjalizimit atë të jashtëm që konsiderohet dhe Agjencia në secilën formë mundohet që sinjalizuesit t’i garantohen disa të drejta sepse ky i fundit ka pasur interesin publik në pyetje”.
“Qasja e KDI është shumë e mirë. Ky mekanizëm nuk mund të këtë sukses vetëm me punën e institucioneve sa i përket sinjalizimit, sepse edhe Agjencia ka mundësi të kufizuara dhe jo shumë kapacitete dhe ky ligj është në pajtim me standadet e BE-së dhe duhet zbatuar. KEK-u ka pasur numrin me të madh të rasteve të sinjalizimit, por edhe Ministria e Drejtësisë sepse duhet cekur që ky si mekanizëm iu jep institucioneve mundësi ta përmirësojnë veten nuk është ndonjë sulm ndaj institucioneve, por mundësi ta mbrojnë integritetin e tyre”.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i Qeverisë. Ai shtoi se zbatimi i Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve ende nuk po zbatohet sa duhet. Qorrolli pohoi se rëndësi po i kushtohet edhe mbrojtjes së sinjalizuesve.
“Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë lufta e korrupsionit është çështje kryesore dhe në këtë rast Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve është një prej ligjeve që ka mbrojtur më së miri standardet ndërkombëtare në letër. Por zbatimi i këtij ligji, si i shumë ligjeve të tjera, vazhdon të jetë një sfidë e madhe në vendin tonë. Krahas këtij ligji, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe rregulloren për pranimin e rasteve të raportuara, por edhe ka identifikuar institucionet që kanë detyrë ta monitorojnë këtë ligj. Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik”.
“Ky udhëzim që kemi miratuar i mbron këta sinjalizues që punojnë për vendin, dhe më qellim të ngritjes së vetëdijesimit dhe kulturës kundër korrupsionit në si Ministri kemi inkuadruar sinjalizimin si mekanizëm për interesin publik duke mbrojtur interesin publik. Ne si Ministri e Drejtësisë nuk do ndalemi sepse zbatimi i këtij ligjit është një ‘luftë’ e përhershme kundrejt kësaj dukurie dhe maksimizimi për njerëzit që do të japin sinjale për të gjithë ata që keqpërdorimin pozitën do jetë pikë kyçe në punën tonë”.
“Ministrja Haxhiu që nga fillimi i mandatit ka inkurajuar të gjithë punonjësit të japin sinjale për të gjitha gjërat që atyre nuk iu pëlqen, sepse Ministria e Drejtësisë është një ndër më të mëdhat e duke pasur dikastere të shumta të cilat prodhojnë punë shumë, mund edhe të këtë parregullsi dhe inkurajimi i menaxhmentit ka qenë gjithmonë që ata të japin sinjale për gjërat qe nuk shkojnë mirë”.
Albesa Humolli, këshilltare ligjore në KDI, ka prezantuar raportin, për përgatitjen e të cilit kanë intervistuar njerëz në 15 ministri. Raporti konstaton se institucionet kanë dështuar që t’u garantojnë zyrtarëve përgjegjës për sinjalizim, mjete të punës dhe mbrojtjen adekuate.
Sipas saj, institucionet në nivelin ekzekutiv kanë bërë pak për zbatimin e Ligjit.
“Për ta arritur transparencën arma më e mirë është sinjalizimi dhe ka mundësi përmes sinjalizimit të raportojë çdo gjë që nuk i pëlqen dhe i duket keq. Sinjalizimi është mekanizëm për të dhënë informacionin e duhur te njerëzit e duhur, dhe target i monitorimit të këtij ligji kanë qenë 15 ministri dhe Zyra e Kryeministrit”.
Humolli bëri të ditur se në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk kanë qenë të gatshme të flasin për ketë hulumtim.
“Ne kemi ardhur në disa gjetje: E para është mospublikimi i emrave të zyrtarit përgjegjës që është sinjalizuar dhe duhet të kjo duhet të jetë e qasshme për publikun, qoftë emrin apo të dhënat e zyrtarit. Institucionet nuk kanë bërë shumë për sinjalizimin, sepse shumë zyrtarë kanë thënë që ka shumë parregullsi dhe në këtë rast Ministria nuk ka punuar drejt promovimit të këtij ligji. Pra sinjalizimi nga zyrtarët mungon, edhe pse parregullsisë janë evidente. Ligji që është miratuar iu garanton zyrtarëve për sinjalizimin edhe mjete të veçanta për mbrojtje të informacioneve”.
“KDI vlerëson që institucionet kanë dështuar që t’iu garantojnë zyrtarëve përgjegjëses për sinjalizimin mjete të punës së mirë si edhe trajnimet kanë qenë bazike dhe kryesisht shpjegim i kornizës ligjore, nga intervistat me zyrtarët për sinjalizim kemi kuptuar që disa nga ta ndihen edhe jo të mbrojtur madje disa edhe dëshirojnë ta lenë fare këtë pozitë sepse si pozitë nuk është aspak e lehtë dhe nga kjo kuptohet qe përkrahja qoftë teknike dhe ajo morale është e pakët, zyrtarët e sinjalizimit shpesh punojnë pas orarit pa pagesë gjë që ne e kemi parë si shqetësuese një tjetër e gjetur shqetësuese është edhe mungesa e sinjalizimit në institucione ndonëse parregullsitë janë evidente”.
“KDI vlerëson që institucionet në nivelin ekzekutiv kanë bërë pak për ketë ligj dhe kemi bërë disa rekomandime që duhet bërë që të përmirësohet situata duke filluar që nga publikimi në ueb-faqe emrat e zyrtarëve përgjegjës për sinjalizim e deri tek mbrojtja e sinjalizuesve si dhe ne promovimin e këtij ligji”.