Përfaqësues të KDI-së i kanë dorëzuar sot zyrtarisht kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, dizajnet e reja të fletëvotimeve të cilat i ka përgatitur KDI në kuadër të projektit #CdoVoteVlen.
Po ashtu i është dorëzuar edhe raporti përmbledhës “Çdo votë duhet të vlejë!”, i cili përmban rezultatet e testimit fizik të fletëvotimit me 1 mijë e 200 qytetarë.
Nga ana tjetër Daka, ka vlerësuar pozitivisht këto fletëvotime dhe ka shprehur vullnetin që ato të merren parasysh gjatë miratimit të dizajneve të reja të fletëvotimeve nga ana e KQZ-së.