Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë një konference për media, ka publikuar gjetjet e monitorimit të prokurorimit publik në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), raporton EkonomiaOnline.
Gjatë këtij monitorimi KDI vlerëson se ka vërejtur se operatorët ekonomikë vendosen sipas një standardi të njëjtë, mirëpo ndryshojnë edhe pse bëhet fjalë për furnizime të ngjashme.
Arben Kelmendi nga KDI-ja tha se në këtë projekt është përfshirë analiza e rastit të furnizimit me barna dhe kriteret që shfrytëzohen për furnizim
“Në rastin e SHSKUK e kemi analizuar rastin e furnizimit me barna, dhe jemi fokusua në kritere në qoftë se këto kritere janë standarde dhe si shfrytëzohen. Fokus të veçantë i kemi kushtuar edhe kërkesës për autorizim marketingu”, tha ai.
Liridona Behrami nga KDI tha se pas analizës së 12 dosjeve të tenderëve për furnizimin me produkte dhe pajisje medicinale në SHSKUK, brenda periudhës mars-qershor 2019, kanë gjetur disa shkelje.
“Të gjetura nga analizimi i Dosjeve të Tenderit janë ; kërkesa për autorizim Marketing , Aplikimi i kritereve jo standarde dhe blerja e produkteve më specifike tjera nga ato të përcaktuara me listën esenciale të barnave. Gjate aplikimit të kritereve jo standarde KDI ka vërejtur se operatorët ekonomik vendosen sipas një standardi të njëjtë mirëpo ndryshojnë edhe pse bëhet fjalë për furnizime të ngjashme”, tha ajo.
Sipas saj në listën esenciale të barnave, operatorët kanë lejuar produkte, specifikat e të cilave nuk kanë qenë konform me specifikat, rrjedhimisht specifikave të produkteve në Listën e Barnave Esenciale.
“Kjo kërkesë ka filluat të limitojë konkueëncën në tregun farmaceutik të Kosovës pasi Operatorët Ekonomik hezitojnë t’i paguajnë 2000€ për Autorizim Marketing. Blerja e produkteve duke tejkaluar vlerën e parashikuar, në 12 dosjet e tenderëve e rekomanduar për dhënie nga ShSKUK vlera e parashikuar është tejkaluar”, tha ajo.
Ajo tha se për këtë cështje ShSKUK-ja është arsyetuar, pasi që nuk kanë pranuar ofertë me vlerë më të ulët dhe se kanë ardhur në përfundim se nuk është bërë hulumtim i saktë”, tha ai.
Përfaqësuesi i ShSKUK-së Selami Krasniqi, tha se mirëpresin këtë monitorim të KDI-së, ndërsa ka ftuar që të vizitojë më shpesh në mënyrë që raporti të jetë më i saktë.
“Autorizim Marketingu minimumi është dy muaj, dhe me shumë se 2mijë euro. Ne kemi pas 29 Lot një tender dhe asnjë nuk e ka kaluar vlerën e madhe”, tha ai.
Në fund KDI-ja rekomandon SHSKUK-në që të respektojë specifikat në dosjet e tenderit, pasi që i rikujton se me dispozitat ligjore një ofertues në qoftë se nuk i përmbahet rregullave të tenderit atëherë kjo ofertë është e pavlefshme.