KDI: Kosova stagnon në luftën kundër korrupsionit sipas CPI – kriza politike bllokoi reformat kundër korrupsionit

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, i cili mat perceptimin e korrupsionit në 182 shtete të botës, duke u bazuar në të dhëna nga burime të pavarura ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Ëorld Economic Forum dhe organizata të tjera globale kredibile e ku Kosova ka shënuar 43 pikë, dhe është renditur në vendin e 76-të në mesin e 182 shteteve, raporton Ekonomia Online.

Kështu Kosova ka shënuar rënie në pikë krahasuar me vitin e kaluar dhe është renditur për tri pozita më poshtë.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se rënia në Indeks paraqet stagnim në luftën kundër korrupsionit dhe lidhet drejtpërdrejt me krizën parlamentare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, e cila bllokoi funksionimin normal të institucioneve, rrjedhimisht zbatimin e reformave të rëndësishme në fushën anti-korrupsion.

Ai tha se kështu Ksoova rangohet në të njëjtin vend sikurse Kina, Bregu Fildishtë dhe Gana.

“Këtë vit Kosova ka shënuar gjithsej 43 pikë dhe është renditur në vendin e 76 në mesin e 182 shteteve. Ky vlerësim paraqet një rënie prej një pike krahasuar me vitin e kaluar si dhe me një renditje prej 3 pozitash më pak. Kosova me 43 pikë, rangohet në të njëjtin vend, si Kina, Bregu i Fildishtë dhe Gana. Kosova fatkeqësisht ka ndërprerë trendin gradual të rritjes të cilin e ka shënuar përgjatë pothuajse një dekade dhe rënia si e tillë në indeks paraqet stagnim në luftën kundër korrupsionit dhe lidhet drejtpërdrejt me krizën parlamentare që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit të vit të kaluar, që bllokoi funksionin normal të institucioneve e rrjedhimisht edhe zbatimin e  reformave të rëndësishëm kundër korrupsionit. Për herë të parë Qeveria në një mandat të plotë nuk miratoi strategji kombëtare kundër korrupsionit, e për më keq viti 2025u përmbyll gjithashtu pa u dekretu kryeprokurori i ri i shtetit pikërisht për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme të presidentes, kryeministrit dhe bartësve të tjerë institucional në raport me nominimin e ligjshëm nga ana e KPK-së. Mosplotësimi i kësaj pozite kyçe për një periudhë të gjatë dobësoi funksionimin e sistemit prokurorial dhe krijoi pasiguri institucionale në raport me luftën kundër korrupsionit”, tha ai.

Po ashtu ai tha se Qeveria në detyrë ka vazhduar të marrë vendime me pasoja buxhetore në mungesë të transparencës dhe kontrollit parlamentar.

“Gjithashtu, vlen të theksohet se ndryshe nga proceset e kaluara zgjedhore, në dy palë zgjedhjet e vitit të fundit, lufta kundër korrupsionit nuk ka qenë ndër temat bosh   të programeve zgjedhore të asnjë të partive politike kryesore. Qeveria në detyrë ka vazhduar të marrë vendime me pasoja buxhetore në mungesë të transparencës dhe kontrollit parlamentar, ndërsa përgjatë proceseve zgjedhore ka pasë raste të përdorimit, respektivisht shfrytëzimit të resurseve publike për qëllime të pastërta elektorale”.”, tha ndër tjera ai.

Ndërsa Florent Spahija përmendi që 2025-ta është karakterizu me hetime të vazhdueshme dhe aktakuza, sikurse ka të bëjë ajo me rezervat shtetërore, e ku thekson se viti është karaktrerizu me mungesa të dënimeve nga ana e gjykatave për persona të korruptuar.

“2025-ta është karakterizu si një vit ku kemi pasur hetime të vazhdueshme dhe disa ngritje të aktakuzës, mundemi me veçu rastin e njohur si rasti i rezervave shtetërore, i cili dyshohet se kemi një dëmtim të buxhetit rreth 3 milionë euro. Po ashtu ajo që u vërejt gjatë këtij viti është mungesa e dënimeve nga ana e gjykatave për persona të korruptuar, apo persona që kanë qenë me aktakuza. Nuk po flasim vetëm për persona që janë në pushtet por për të gjithë zyrtarë e jo zyrtarë, çka është e rëndësishme, disa herë kryeministri në detyrë është thirrë për të dëshmuar para Prokurorisë Speciale por ka refuzuar të paraqitet dhe kjo me një fjalë ka minuar disi edhe besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë duke e dëmtuar rëndë edhe kulturën e llogaridhënies publike. Drejtpërdrejt këto kanë çuar në perceptimin e korrupsionit nga të gjithë, përfshirë edhe vet qytetarët”, tha ai në konferencën për media.

Një paralizim tjetër në sistemin e drejtësisë veçohet edhe ajo e reformës në këtë sitëm, e si shkaktar lihet mungesa e Kuvendit.

“Megjithatë duhet të themi se reformat në vitin 2025 po ashtu u paralizuan. E paralizoi mungesa e Kuvendit, reforma në drejtësi si një reformë kyçe dhe si një premtim elektoral që nga viti 2000/2021, nuk u realizua në tërësi, pesë ligjet kyçe mbetën pa u miratuar përkundër faktit që ka qenë si një paketë e cila u dakordua përmes sistemit të drejtësisë, sistemit prokurorial dhe Qeverisë, ajo mbeti aty. Gjithashtu kemi mungesën e miratimit të amendamenteve kushtetuese për procesin e vettingut. Disa çështje kyçe që menduam që penguan Kosovën në rritje, apo në luftën kundër korrupsionit është mungesa e verdiktit final mbi ligjin për konfiskimin e pasurisë të pajustifikueshme i cili vazhdon të mbetet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, nënvizoi Spahija.

Spahija përmend dhe hallakamën që ndodhi në Këshillin Prokruroial.

“Çka është e rëndësishme që ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka hyrë në fuqi dhe ai ligj është në fuqi por kemi pasur obstruksione nga brenda që reforma në drejtësi, ose efektet e para të saj që do të shiheshin në janarin e 2026 nuk u prezantuan ashtu siç duhet për shkak se KPK shfaqi pengesa të brendshme dhe pati një rezistencë të rikalibrimit institucional. Një pjesë të strukturave të vjetra të sistemit KPK mbetën me idenë që duhet të vazhdohet korporatizmi brenda sistemit prokurorial. Ajo çka ndodhi brenda vitit të kaluar është se një grup i anëtarëve të KPK-së morën vendime të kundërligjshme”, theksoi ai.

Të ngjashme