KE-ja miraton planin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër Coronavirusit

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.

Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.

Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e Konkurrencës, tha se ”fondet përmbajnë garanci të mjaftueshme për të kufizuar shtrembërimet e konkurrencës”.

“Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për të lehtësuar hyrjen në financa për kompanitë e prekura nga epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme