Komisioni Evropian ka publikuar Dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportin për Kosovën gjatë së cilit u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ka bërë progres të madh në reforma drejt rrugës së integrimit evropian, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, tha se perspektiva evropiane mbetet shtyllë për ndryshime në Ballkan dhe nuk duhet të nënvlerësohet.
“Në këtë raport është se ka një reformim të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, janë rezultat i drejtpërdrejt i ndryshimeve në këto vende. Gjatë viteve të kaluara BE-ja ka investuar shumë në tërë Ballkanin Perëndimor, gjithashtu një sërë angazhime të nivelit të lartë. Kemi dëshmuar një numër të sukseseve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që kanë bërë ndryshime dhe marrëveshjen historike dhe marrëdhëniet me Greqinë po ashtu janë vlerësim i madh që e bëjmë si ndryshim historik që është bërë. Për herë të dytë komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë ato e kanë bërë punën, mbetet BE-ja ta përmbushë detyrën e vet”, tha ajo.
Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, pas rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vlerësoi progresin e bërë nga të të dy shtetet, duke theksuar se duhet njohur puna e mirë e bërë deri më tani.
Teksa u shpreh se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ende punë për të bërë deri në anëtarësimin e tyre të plotë në BE, nënvizoi se çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim për të dy shtetet. Më tej ai theksoi se duhet njohur progresi i bërë deri më tani, për këtë arsye edhe KE ka rekomanduar çeljen e negociatave tani me Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut.
“Janë bërë disa arritje të rëndësishme, dhe hap pas hapi do të shikojmë vende të ndryshme arritjet e tyre dhe shembujt më pozitivë që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që e kanë përqafuar këtë erë ndryshimesh. Të dyja këto shtete kanë treguar rezultate sidomos në ato fusha që kanë qenë pjesë e rekomandimeve të komisionit në 2018-ën. Shqipëria ka vazhduar një transformim të madh në sistemin e drejtësisë, duke pasur parasysh rivlerësimin e paprecedentë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të risjelljes së besimit në këtë fushë. Ngritja e institucioneve ka vazhduar si dhe përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi pasur arritje. Edhe më shumë duhet bërë sepse nuk kemi arritur tek fundi i përpjekjeve të përbashkëta. Por duhet të pranojmë atë që është arritur deri më tani”, tha Hahn, raporton EO.