KE-ja u kërkoi Maqedonisë e Malit të Zi t’i vendosin viza Kosovës – Reagon Bajrami: Kjo është e papranueshme!

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 23:32 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka reaguar pasi Komisioni Evropian i rekomandoi Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që t’i vënë viza Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Bajrami e ka quajtur të papranueshme këtë qasje.

“Absolutisht e papranueshme për Komisionin Evropian ta renditë Kosovën si një nga vendet e treta të kërkuara për viza që kërkon nga  Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut  që të prezantojnë viza për Kosovën”, shkroi Bajrami.

Bajrami tha se është edhe shqetësuese mohim i liberalizimit të vizave për Kosovën për vite me radhë.

“Veçanërisht shqetësuese pasi Kosovës me vite iu mohua padrejtësisht liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”.

Javën e shkuar, ambasadorët e vendeve anëtare të BE ranë dakord për dritën e gjelbër të bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian mbi liberalizimin e vizave të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme