“Ju përgëzoj për këtë njohje”, tha ambasadori i BE-aë, Samuel Zhbogar në lidhje me rekomandimin e Komisionit Evropian dhe paraqitjen e Raportit të Progresit për vendin.
Ai e theksoi qeverisjen e së drejtës, reformat në administratën publike dhe sistemin gjyqësor, si dhe luftën kundër krimit të organizuar si pikat më të ndritshme të raportit vjetor.
Duke folur për raportin ai dha disa kritika të caktuar në disa fusha, si duhet të bëhen përpjekje shtesë për qëndrueshmërinë financiare dhe profesionalizmin në servisin publik, megjithëse thekson se klima për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias vazhdon të përmirësohet.
Në raport, Komisionit Evropian kërkon përpjekje shtesë nga të gjithë “institucionet gjyqësore” për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësi.
Në raport theksohet edhe transparenca gjatë zgjedhjes së përbërjes së re të Komisionit për Antikorrupsion dhe reformimin e shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike, por përsëri, theksoi ambasadori, ka akuza për nepotizëm dhe emërime politike.
Marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, ndërsa përgëzohet edhe miratimi i Ligjit për gjuhët./Telegrafi/