Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Karlos Martin Ruis de Gordehuela nuk është përgjigjur sot direkt në pyetjen nëse dhe kur do të mbahet rrethi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, por vetëm tha se Brukseli është në kontakt të përhershëm me të dyja palët.
“Jemi në kontakt të përhershëm me të dyja palët dhe do të vazhdojmë bisedimet në Bruksel sa më parë që të jetë e mundur”, përcjell rtk deklaratën e Gordehuelas në konferencën për media.
Më herët është thënë se dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë në fund të këtij muaji, ose në fillim të korrikut.