Dafina Zeqiri duket se është në prag të kompletimit të projektit të parë për sferën ndërkombëtare.
Ajo ka filluar bashkëpunimin me një prej producentëve më të mirë dhe më të suksesshëm suedez.
Bëhet fjalë për Andreas Carlsson, i cili është edhe tekstshkrues dhe kompozitor, transmeton Telegrafi.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Dafina shihet në krah të Carlssonit dhe Rick Steele.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë projekti muzikor bëhet fjalë, por dihet se tash e sa kohë këngëtarja po qëndron në Los Angeles të SHBA-së.