Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për sulmin terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varragë të Zubin Potokut më 29 nëntor.
Ligjvënësja britanike e ka quajtur sulmin si përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.
Sipas saj, dështimi i Serbisë për të arrestuar Milan Radoiçiqin dhe personat tjerë përgjegjës për sulmin në Banjskë, inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas këtyre akteve.
Deputetja britanike ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën, kundër terrorizmit, raporton Express.
“Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe depërtuar Milan Radoiçiqin dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.