Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se konvoi i parë nga Egjipti me ndihma humanitare po hyn në Gaza.
Kearns tha se ky është një lehtësim i madh dhe se shpreson se shtetasit e huaj do të lejohen që të largohen nga Gaza.
“Por është absolutisht jetike që kufiri tani të hapet në baza të rregullta për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve”, tha Kearns, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Egjipit deri më tani ka bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.