Deputetja britanike , Alicia Kearns ka thënë se ndihet e lehtësuar pas lirimit të tre policëve kosovarë të cilit ishin rrëmbyer nga forcat serbe.
Ajo ka thënë se lirimi i tyre mori shumë kohë dhe pa pasoja për Qeverinë e Serbisë.
“U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për Qeverinë Serbe. Përkundrazi, Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA-në”, ka shkruar ajo.
Tre policët kosovarë të cilit ishin rrëmbyer me 14 qershor brenda territorit të Kosovës janë liruar të hënën në procedurë të rregullt.
Këtë veprim Sveçla e ka quajtur lojë të Serbisë.