Sikurse edhe në qytete tjera, KEDS po vazhdon të investojë me të madhe në modernizimin e rrjetit edhe në Pejë. Mbi 12 mijë konsumatorë do të kenë rrjet modern dhe të standardeve më të larta.
Vetëm sivjet, janë ndarë afër 1 milion euro nga të cilat do të realizohen mbi 22 projekte. Në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm do të shtrihen mbi 7 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen mbi 100 shtylla të vjetra me shtylla të reja betoni. Në disa lokacione, shtyllat do të largohen tërësisht ndërsa rrjeti do të vendoset nën tokë.
Përmes këtyre investimeve, po mundësohet modernizimi i tërësishëm i rrjetit në mënyrë që konsumatorët të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike.
KEDS edhe gjatë viteve të kaluara ka investuar në shumë projekte në Pejë. Në vitin 2019, KEDS kishte përfunduar instalimet e reja dhe moderne të linjave
35kV ndërkaq në Deçan kishte përfunduar punimet e vendosjes së kabllos alternative, duke krijuar stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë për konsumatorët në rast të ndonjë prishje.
Këto investime janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.
Sot, 7 vjet pas, KEDS ka investuar rreth 150 milionë euro dhe qindra mijë konsumatorë kanë shërbime dukshëm më kualitative dhe jetë më të mirë.