Keisi puthi Kristin, reagon Sabiani: Më vjen t’ja fus murit me kokë

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Lidhja që ka nisur mes Kristit dhe Keisit brenda shtëpisë ka qenë kryefjalë në mediat rozë ditët e fundit.

Kjo ndodhi që në momentin që në skenë doli lidhja që Kristi ka jashtë.

E dashura e Kristit, Zaza publikoi bisedat me Kristin pak orë para nisjes së BBV duke vërtetuar të kundërtën e deklaratave të Kristit që lidhja kishte mbaruar me kohë.

Pas këtyre, erdhi menjëherë edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtarit Sabiani. Ky i fundit doli kundër kësaj lidhje duke akuzuar Kristin se po mashtron të bijën.

Por pas deklaratës së Keisit e pyetur nëse i ati është kundër, ajo tha: Unë prapë se prapë do ndiqja zemrën time. Do i dilja kundër.

Sabiani që tashë ka hequr të bijën nga lista e tij e ndjekësve në Instagram, ka publikuar së fundmi një video në TikTok me nota humori, nën zërin e Olta Gixharit ku shprehet: Më vjen t’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare.

Të ngjashme