Keita pritet të largohet nga Liverpooli, ka tri oferta të rëndësishme

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Naby Keita pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk preferohet nga trajneri Jurgen Klopp.

Pas dy viteve të kaluara në Anfield, mesfushori nga Guinea do të largohet për një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira.

25-vjeçari ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat dhe nuk është fare i kënaqur me situatën e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpooli synon shitjen e mesfushorit nëse vije një ofertë deri në 40 milionë euro.

E ardhmja e afrikanit pritet të jetë përsëri në kampionatin gjerman Bundesliga, ku kishte kaluar dy vite te RB Leipzig.

Borussia Dortmund dhe Bayern Munich kanë gati ofertat për rikthimin e Keitas në elitën e futbollit gjerman.

Por një opsion shumë interesant për lojtarin është edhe transferimi në Serie A.

Milan është gati të shpenzojë për të dhe t’i japë një rol të rëndësishëm në skuadër.

I sigurt është largimi i Keitas nga Liverpooli, por jo edhe e ardhmja e tij nëse do të jetë në Gjermani apo Itali. 

Të ngjashme