Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, padyshim që është më e pëlqyera në fushën e modelingut.
Ajo përmes paraqitjeve të shumta në rrjete sociale dhe ekrane televizive, ka arritur që të bëhet edhe më e popullarizuar.
Kështu, në imazhet e publikuara në Instragram, Kejvina gjithmonë merr shumë dashuri nga fansat, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Së fundmi ajo ka realizuar një fotosesion të ri, teksa është parë e veshur me fustan të nusërisë.
Flokët dhe makijazhin e kishte në mënyrë tejet profesionale, kurse mbi kokë mbante edhe një kurorë me shkëlqim.
Si përherë, edhe kësaj radhe ajo nuk ka lënë pa vënë në fokus tiparet e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.