KEK: B2-shi ndalet në mesnatë shkaku i problemeve teknike

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës njofton qytetarët nga orët e pasdites është duke u ballafaquar me disa probleme të theksuara teknike të paraqitura në Termocentralin “Kosovës B”.

“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që në orën 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve”, njofton kjo kompani.

“Sipas analizave teknike në situatën e krijuar është e pashmangshme ndalja e kësaj njësie përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar këto defekte”.

“I gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim ‘Blloku B2′”, theksohet në komunikatën e KEK-ut, dërguar në orët e mbrëmjes.

Të ngjashme