KEK mohon parregullsitë në tenderin për rehabilitimin e kullës ftohëse në TC Kosova B

Prishtinë | 14 Gus 2025 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike të datës 14 gusht 2025 lidhur me tenderin për “Rehabilitimin e kullës ftohëse në TC Kosova B”. KEK sqaroi se kontrata ende nuk është nënshkruar dhe se është përfunduar vetëm faza e vlerësimit të ofertave, ku është përzgjedhur një konzorcium fitues në bazë të kritereve ligjore dhe teknike.

Korporata thekson se i gjithë procesi është zhvilluar sipas Ligjit për Prokurimin Publik, nga një Komision i pavarur dhe profesional. KEK po ashtu bëri të ditur se nuk ka ndikim mbi marrëdhëniet e brendshme të operatorëve ekonomikë, përderisa ata përmbushin kushtet ligjore dhe financiare.

KEK konfirmon përkushtimin për transparencë dhe ligjshmëri në prokurimet publike dhe njofton se projekti është planifikuar të realizohet gjatë vitit 2026.

Të ngjashme