KEK-u po e ndal Llapin, Drenica po fiton 1-0 kundër Trepçës ’89

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para të javës së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Në “Agron Rama” të Obiliqit po përballen KEK-u me Llapin që po kërkon titullin e kampionit. Ndërsa në “Bajram Aliu” të Skenderajt po takohen Drenica – Trepça ’89.

KEK-u, me vetëm një pikë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës, po e ndal për mrekulli Llapin, pasi 45 minutat e parë përfunduan ashtu siç edhe nisi ndeshja, 0-0.

Për dalim nga ndeshja KEK-u vs Llapi, ka gol në atë mes Drenicës dhe Trepçës ’89.

Vendasit kaluan në epërsi pas 10 minutave lojë.

Ishte Kreshnik Uka ai që përfitoi nga një top i kthyer nga traversa për ta dërguar me kokë drejt rrjetës dhe për rezultatin e pjesës së parë, 1-0.

Derbi i kësaj jave, xhiros së 26, zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Gjilanit dhe Dritës, duke i lënë nën hije ndeshjet që gjithashtu do të zhvillohen nesër, Ballkani – Flamurtari (15:00), Ferizaj – Prishtina (15:00) dhe Liria – KF Feronikeli (15:00).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme