Kelani publikon hartat, tre policët u kidnapuan në territorin e Kosovës

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 17:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për medie, në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve kufitarë nga forcat serbe, gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka paraqitur dhe harta, duke saktësuar se zyrtarët kosovarë janë kidnapuar në territorin e Kosovës. Ai bëri të ditur se tashmë kanë njoftuar të gjithë mekanizmat që të bëhet presion për lirimin e kolegëve të tyre.

“Njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitarë. Kidnapim klasik nga forcat serbe. Njësia patrulluese e kufirit ka qenë në detyrë zyrtarë ka qenë në e vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në territorin e Kosovës”.

“Policët kanë parë se në atë lokacion kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar, të armatosur dhe menjëherë njësitë policore kanë shkuar në asistencë, por me të shkuar kanë vërejtur vetëm veturën”.

Kelani tha se Policia e Kosovës ka njoftuar të gjithë mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, në mënyrë që të bëhet presion që zyrtarët policorë të lirohen.

“Policët tanë janë patrullues, janë paqeruajtës, zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim të vendit. Janë familjarë dhe prindër, dhe presin fëmijët e tyre të kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Një kidnapim i tillë nga forcat serbe që dëshirojnë ta mbajnë të destabilizuar veriun e vendit, ka ndodhur edhe në vitin 2011. Kidnapime të tilla klasike po ndodhin që t’i mbrojnë kriminelët, të cilët janë të kërkuar nga Policia e Kosovës, të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale, kanë thyer rendin kushtetues”, kanë rrezikuar”.

Policia e Kosovës është e brengosur, por do të vazhdojë me përkushtim të kryejë detyrat e saj, tha Kelani.

Të ngjashme