Ish-anëtarja e grupit “Destiny’s Child”, Kelly Rowland, është bërë nënë për herë të dytë.
Të dielën më 31 janar, ylli i hitit “Dilemma” e bëri publik lajmin se e ka mirëpritur në jetë fëmijën e dytë me bashkëshortin, Tim Weatherspoon. Foshnja është djalë dhe është pagëzuar Noah Jon.
“Në ditën e 21-të të vitit 2021 të shekullit 21, Noah Jon Weatherspoon erdhi në jetë. Jemi jashtëzakonisht falënderues dhe të lumtur”, kishte shkruar këngëtarja 39-vjeçare në rrjetet sociale, me ç’rast e ka publikuar edhe një fotografi të foshnjës së porsalindur së bashku me djalin e saj gjashtë vjeçar, Titan Jewell.
Këngëtarja e kishte zbuluar lajmin se është shtatzënë në tetor të vitit të kaluar, në një intervistë për revistën “Women’s Health”.
Roëland dhe Weatherspoon kanë pothuajse shtatë vjet që janë të martuar, pasi e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre në maj të vitit 2014. Çifti e mirëpriti në jetë fëmijën e parë disa muaj pas dasmës.