Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur në takim menaxherin e projektit Rajonal të OSBE-së për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore, Kahramon Sanginov, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar tema që janë me interes për sistemin prokurorial dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe mundësitë e organizimit të aktiviteteve që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka vlerësuar ndihmen dhe mbështetjen që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka dhënë dhe vazhdon ta jap për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet edhe në të ardhmen.