Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se vetëm Murat Jashari meriton të jetë President i Kosovës.
Në një status në Facebook ai ka thënë se Presidenti është shtylla që nuk bën të luhatet, shtylla e ngulitur thellë në themelet e shtetit, shtylla e drejtë dhe jo shtyllë që lakohet nga çdo furtunë.
Ky është statusi i plotë i tij:
Çka do të thotë të jesh president i Kosovës?
-Presidenti është Komandanti Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës ( FSK).
-Presidenti është figura unifikuese e popullit.
-Presidenti është shtylla që nuk bën të luhatet, shtylla e ngulitur thellë në themelet e shtetit, shtylla e drejtë dhe jo shtyllë që lakohet nga çdo furtunë.
Ne FJALA e kemi thënë me 2016 dhe po e themi edhe sot se i vetmi kandidat që e meriton të jet President i Kosovës është Prof.dr. Murat Jashari nga familja heroike, simboli i rezistencës dhe lirisë së Kosovës , familja Jashari.
Gëzim Kelmendi