Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka thënë se data e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të LDK-së duhet të mbahen më herët para 3 gushtit.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Caktimi i datës së mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të LDK-së më 3.Gusht 2019, fillimisht ishte një datë e mirëzgjedhur, por meqenëse gjendja politike aktuale e krijuar kërkon që këto zgjedhje të afrohen sa më shumë në mënyrë që të përcaktohet Kryetari i cili vazhdon apo merr përgjegjësi te reja, në varshmëri nga votat dhe kandidatura e ofruar.
Në rastin e parë të rizgjedhjes së Kryetarit aktual të LDK-së, z. Isa Mustafa ja fuqizon edhe njëherë mbështetjen për të qenë më afër këtyre proceseve me rëndësi, por edhe në rastin tjetër do i jap mundësi të rikuperoi dhe filloi së punuari me fuqi të plotë, sepse në të gjitha rastet Kosovën dhe në këtë kontest edhe partinë më të madhe dhe më të fuqishme e cila mund ti shtyej proceset e mëdha përpara.
Dihet që politika vendore është e ndarë në dysh, rreth taksës, bisedimeve me Serbinë dhe temat aktuale që po ofrohen. Heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare tregon që nevojitet një pjekuri politike e LDK-së për të ardhmen e vendit.
Njëkohësisht është e njohur që deklaratat e ndryshme për temën e njejt dhe mundësia e ndërhyrjes për të përçarë anëtarësinë e LDK-së është më e madhe nëse koha është më e gjatë.! Prandaj, sugjeroj që zgjedhjet me rëndësi për LDK-në në rend të parë dhe për Kosovën dhe qytetarët e saj në rend të dytë të mbahet më herët, para datës 3 Gusht.