Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi, ka komentuar rastin e mbrëmshëm në Skenderaj , ku Albin Kurti është pritur me protesta.
Ai madje ka thënë se Kurti nëse mendon se do të dal i pari, s’duhet të bëjë fushatë, duke marrë si shembull kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Sumën.
Postimi i plotë i tij:
Drenica ka zemër të madhe!
Drenica gjithmonë i ka mirëpritur shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.
Pse duhet dikush ta fyen Drenicën e të shkoi me Njësi Speciale të Policisë?
Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, çdoherë i ka fituar zgjedhjet pa fushatë, ngase e dinte se do të del i pari.
Edhe Albin Kurti po thotë do të dal i pari, po pse atëherë po bën fushatë, po organizon tubime në kohë pandemie, dhe po shkon në zemrën e Kosovës, në Drenicë, me Njësinë Speciale të Policisë?
Kush e fyen Drenicën, do ta fyej vetën.