Kelmendi: LDK mund të fitoj disa për qind më shumë me këtë ndryshim

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka folur pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre.


Kelmendi në RTK tha ajo fitoi mbështetjen e elektoratit dhe se mund ta trashëgoj edhe më mirë LDK-në.

“Gjatë zgjedhjeve të kaluar elektorati kishte një mbështetje për Vjosa Osmanin edhe ajo pak e ndryshoj mendimin dhe u krijua ambient që ka përkrahjen e qytetarëve”

“Elektorati beson ndryshimeve të reja, ka mundësi që LDK do ti fitojë edhe disa për qind më shumë për shkak të këtij ndryshimi, Mustafa e liroi të parin për kryeministrin dhe ti jap përparësi dikujt që mund ta trashëgoj LDK -në edhe më mirë”, tha Kelmendi.

Kujtojmë që Ramiz Kelmendi kishte shprehu mendim që vetë kryetari i LDK-së të jetë mandatar për kryeministër.

Të ngjashme