Kelmendi: Mosftesa për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Demokracive, lajmi më i keq

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar mosftesën për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Demokracive, duke e cilësuar si lajmin më të keq për vendin në kohët e fundit.

Kelmendi tha se është shuplaka më e rëndë që Kosova mund ta marrë, nëse të vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye me presidentin Biden, në një grup me Serbinsë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut e Hungarinë e Orbanit.

“Mosftesa për pjesëmarrjen në Samitin e Demokracive është përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për papërgjegjësinë e lartë të Kosovës në planin e politikës së jashtme”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutjem ai tha se edhe nëse kjo “shuplakë” nuk e kthejllë Kosovën, atëherë vendi do të mbetët gjysmë shtet – gjysmë hajgare.

“Nëse edhe kjo shuplakë nuk na kthjellë atëherë vërtet nuk meritojmë më mirë – mbesim gjysmështet/gjysmëhajgare, të vetmit pa liberalizim vizash, pa anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, duke ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit në geto mizerie”, është shprehur Kelmendi.

Të ngjashme