Pasi që shkuarja në bregdetin e Shqipërisë nuk është e ndaluar, edhe namazet ditore, namazi i Xhumasë dhe namazi i Kurban Bajramit në Shqipëri nuk janë të ndaluara, tani është një mundësi e mirë që ta realizojmë ëndrrën tonë shekullore të bashkimit tonë kombëtar, Kosovë-Shqipëri.
Mundemi me shku me falë edhe namazin e Kurban Bajramit, edhe namazin e Xhumasë por edhe namazet tjera ditore në Shqipëri.
Sikur unë ti kisha votat dhe buxhetin e VV-së, apo LDK-së, apo PDK-së, sonte pas iftarit të kësaj dite të bekuar të Arafatit, kisha organizuar qindra autobusë nga Kosova për ta realizuar ëndrrën tonë shekullore, bashkimin kombëtar Kosovë-Shqipëri.