Kelmendi “Në tren për Perzeren”: Më 6 tetor, PDK-ja do t’ia thotë këngës së fitores

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Migjen Kelmendi, mbrëmë ka qenë në Prizren.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Migjen Kelmendi, është shprehur i bindur se ky subjekt politik do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kelemendi ka bërë të ditur se mbrëmë ka qenë në Prizren, përcjell lajmi.net.

Ai iu ka thënë qytetarëve prizrenas se të gjithë  më 6 tetor do t’ia thonë kënës së fitores “Në tren për Perzeren”.

Postimi i plotë i Kelmendit pa ndërhyrje:

“O Prizren o i bukri vend!”

Ne nji party te organizueme nga kryetari i deges se PDK ne Prizren, Shaqir Totaj, qe e kishte quejt – Live Rock Coctail Party – ku bendi i artistit Emir Plava na i kujtonte kanget klasike te rock and roll’it, dhe na bante te gjithe ‘to move the body’, kaluem nji nate te bukur dhe tashma te bindun se me 6 Tetor kemi me festue.

Ne fjalen time e kujtova Gazeten Java nga viti 2002 dhe propozimin tim qe Prizreni me qene kryeqyteti kulturor i Kosoves.

Shpreha bindjen time te thelle se me 6 Tetor Partia Demokratike ka me qene fituese dhe krejt bashke kemi me kendue kangen – “Ne tren per Perzeren”!. 

Të ngjashme