Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmë Turqinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë lutje për shtetin që udhëhiqet nga Rexhep Erdogani.
“O ZOT ruaje popullin turk dhe Turqinë.
O ZOT të vdekurit mëshiroi, të lënduarit shëroi.
O ZOT ti je falës dhe mëshirues, ti na don neve ma shumë se ne vetën tonë.
Të lutem o ZOT, forcoje dhe mëshiroje popullin e Turqisë në këto çaste të pas tërmetit që po kalojnë”, ka shkruar ai.