Biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se gjendja në veri është inskenim i Serbisë si shkak i pazotësisë së Qeverisë në detyrë dhe mos koordinimit më SHBA-të.
Sipas tij, serbët ia dolën të inskenojnë Krizën humanitare shëndetësore për t’i lejuar hyrjen e personelit shëndetësor, derisa në anën tjetër institucionet tona nuk vepruan mjaftueshëm.
“Është dashur që ajo pjesë të furnizohej me mjete adekuate për testim (të hapet qendra e marrjes së mostrave) dhe tu mundësohet qytetarëve testim i nevojshëm, e jo të lejojmë zgjidhje në rrugët ilegale (për çfarë ata janë mjeshtër) për të udhëtuar në Beograd”, ka shkruar ai në Facebook.