Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Vetëvendosjes, Taulant Kelmendi, ka thënë se takimi me kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha ka qenë në publik, dhe që siç thotë ai natyrshëm është diskutuar për politikë.
“Takimi me deputetin Bekë Berisha ishte për kafe në vend publik dhe është e natyrshme të folët për tema politike”, tha Kelmendi për Telegrafin.
Ai i shtoi se u kanë bërë ftesa për bashkëpunim të gjitha subjekteve politike, përveç Listës Serbe.
“Ftesën për bashkëpunim në Pejë e kemi bërë publike për të gjitha subjektet politike përveç Listës Serbe, të na bashkohen për ndryshimin e qeverisjes në Pejë”, u shpreh Kelmendi.
Një takim i tillë është zhvilluar sot mes kandidatit të LVV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi dhe kandidatit të AAK-së për Prishtinë, Bekë Berisham, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës.