Kelmendi: Po i bëjmë përgatitjet për Forumin Ekonomik Kosovë-Itali

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 11:50 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kelmendi u njoftua nga drejtori Mustafa për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë, më 31 janar 2017.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, theksoi se bashkëpunimi me Italinë dhe pjesëmarrja sa më e madhe e bizneseve kosovare në këtë forum, është mundësi e mirë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, tha se po bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura për Forumin Ekonomik.

Duke parë këtë si një mundësi të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë, Mustafa ftoi të gjitha bizneset e Kosovës që të jenë pjesëmarrëse në takimin me bizneset italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme