Kelmendi: Po krijojmë infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 15:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, mori pjesë në takimin e dytë të Këshillit Nacional për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për hartimin dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore, programeve të qëndrueshme dhe mekanizmave institucional për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave, duke përmendur Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.

“Ky dokument Strategjik po i kontribuon procesit të harmonizimit të të gjitha politikave të veprimit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara me standardet e arritura në nivel rajonal dhe më tej, ku tendenca e saj përpiqet për të hapur dhe të bëjë që të gjitha fushat e jetës të jenë të arritshme për Personat me Aftësi të Kufizuar në vendin tonë”,  theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha po ashtu se që nga takimi i fundit i këtij mekanizmi, Qeveria ka miratuar Ligjin për Statusin e Personave me Paraplegji dhe Tetraplegji, ka hartuar Planin Nacional për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, si dhe së fundmi me vendimin e Kryeministrit të vendit për zyrtarizimin e gjuhës së shenjave, dhe Programin Kombëtar për Ofrimin e Shërbimeve në Gjuhën e Shenjave ka dal si prioritet dhe është miratuar Rregullorja për Ofrimin e Shërbimeve në Gjuhën e Shenjave për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, përmendi edhe sfidat, si mungesa e shërbimeve shëndetësore, atyre të arsimit dhe infrastruktura fizike, por edhe punësimi i personave me aftësi të kufizuar.

Zëvendëskryesuesi i Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar, Habit Hajredini, njëherit, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer të institucioneve me shoqërinë civile, që ka mundësuar edhe hartimin e Planit të ri Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar  2017-2019 për zbatimin e Strategjisë Nacionale për PAK 2013-2023.

“Falë punës së përbashkët që kemi pasur me shoqërinë civile me organizatat që i kemi këtu prezent, ne kemi arrit të hartojmë planin e ri, duke u bazuar në nevojat që kemi karshi Strategjisë Nacionale 2013-2023, natyrisht me përfaqësim të të gjithë aktorëve, ministrive përkatëse. Dokumenti pothuajse është final dhe presim që të kemi miratim në Qeveri”, tha Hajredini.

Edhe Bujar Kadriu, bashkë kryesues i Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Kryetar i Forumit të Aftësisë së Kufizuar kërkoi që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje, me synim të mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar që vetë Këshilli Nacional të jetë më aktiv.

ramiz-kelmendi ramiz-kelmendi1

 

Të ngjashme