Biznesmeni Ramiz Kelmendi i ka cilësuar rezultatet e zgjedhjeve në Medvegjë si tejet shqetësuese.
Ai ka thënë se nga 8.600 votues, vetëm 866 ishin vota të qytetarëve shqiptarë, apo e shprehur në përqindje janë vetëm 10, njofton Klan Kosova.
“Kjo është rezultat i shtypjes dhe detyrimit të tyre për t’u shpërngulur rrugëve të Europës, derivat i metodave të shumta që ka përdorur ndër vite, politika shoviniste serbe”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.