Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, ka kritikuar tubimin e organizuar nga Vetëvendosje.
Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se tubimet e tilla në kushte normale e madhështojnë jetën politike në Kosovë, por sipas tij u organizuar në kohën e pa duhur.
“Tubimi i tillë do të dëmtojë qytetarin, vet Lëvizjen Vetëvendosje dhe ekonominë e vendit”, tha ai.
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se nuk është mirë që Vetëvendosje sa ishte në qeverisje ashpërsoi masat dhe arrestoi njerëz për shkelje të masave.
“Pasi përfunduan qeverisjen ata po bëjnë të kundërtën duke shkelur masat e rekomanduara nga institucionet”.
“Kjo nuk është e mirë për Vetëvendosjen dhe liderin e tyre që t’i tregoj masës dhe qeverisë së zgjedhur se ne nuk i zbatojmë masat për të cilat vet kemi punuar”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi.