Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike Muhamed Kelmendi, ka folur në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi.
Kelmendi thotë se një vendim i tillë është antikushtetues she shumë larg shtetit ligjor.
Ai tutje shton se neni ne te cilin thirret kjo gjykate është një nen qe ka te beje me proceduren pas zgjedhore, duke mos e anashkaluar kurrë subjektin fitues.
“Me ketë ka treguar kjo gjykate se është e kapur dhe se shteti ynë është larg, shume larg, shtetit ligjor dhe kushtetues. Neni ne te cilin thirret kjo gjykate është një nen qe ka te bëjë me proceduren pas zgjedhore, duke mos e anashkaluar kurrë subjektin fitues. Paragrafi 5 i këtij neni lidhet kryesisht me subjektin qe ka fituar shumicën ne Kuvend e kurrsesi nuk ka lidhje me subjektet qe nuk e kane shumicën, nuk e kanë fituar vendin e pare, por që ndërlidhen me koalicion paszgjedhor.
Kelmendi thotë se baza juridiko-kushtetuese ka qene neni 82 i Kushtetutës qe tregon domosdoshmërinë e shpërndarjes se Kuvendit te Kosovës dhe shkuarja e vendit ne zgjedhje.
“Turpi shkon aty, sepse tash u vertetua se gjyqtaret, sikundër është ditur, vijnë kryesisht nga PDK-ja dhe LDK-ja te cilat parti ne kompromise i kane zgjedhur ne Kuvendin e Kosovës. Baza juridiko-kushtetuese ka qene neni 82 i Kushtetutës qe tregon domosdoshmërinë e shpërndarjes se Kuvendit te Kosovës dhe shkuarja e vendit ne zgjedhje”
Tutje ai thekson se jetëgjatësia e kësaj qeverie varet nga PDK-ja.
Pa votat e kësaj partie koalicioni qeverisës i partive është jo funksional dhe tepër i demshëm për Kosovën, sepse do te varet kryesisht nga Lista Serbe.
“Sa do te zgjati kjo qeveri varet nga PDK. Pa votat e kesaj partie koalicioni qeverises i partive eshte jo funksional dhe tepër i demshëm për Kosovën, sepse do te varet kryesisht nga Lista Serbe. Mendohet kështu se ky koalicion do te zgjate aq sa i nevojitet Thaçit për te bere marrëveshje me shtetin serb. Vendimi i kësaj gjykate është i faktorit ndërkombëtare i cili ka diktuar edhe rezultatin. Zgjatja e kësaj Qeverie varet nga raportet qe po percaktohen nga SHBA me shtetin serb. Pas nënshkrimit te marrëveshjes me shtetin serb do te bije Qeveria dhe do te shkohet ne zgjedhje te reja. Ajo qe duhet thëne është detyra e çdo individi, partie a subjekti tjetër është të ruajë shtetin dhe paqen ne vend.Mund te protestohet por jo me e shkatërru shtetin”, ka thënë ai për Gazetën Blic.