Sonte një veturë ka goditur dy gra, këmbësore, të cilat kanë marrë lëndime por janë jashtë rrezikut për jetë.
Me gjithë raportimet e medieve që ato ishin nëna dhe vajza e saj e vogël, kjo nuk qëndron.
Njëra është e lindur në vitin 1971 dhe tjetra në vitin 1972, njëra është nga Prishtina e tjetra nga Vushtrriu.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” të kryeqytetit, ku ekipet mjekësore kanë dal menjëherë në vendi e ngjarjes