Këmbësori pëson lëndime të rënda pasi u godit nga vetura në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Prishtinë | 04 Tet 2026 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtarja për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“sot rreth orës 10:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor”, ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.

Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.  

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Të ngjashme