Këmbësorja me foshnjën 3-muajshe në krahë përplaset nga një veturë në Vlorë, kjo është gjendja e tyre

Prishtinë | 29 Gus 2026 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore.

Sipas raportimeve, në momentin e aksidentit, gruaja po mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe.

Fatmirësisht, foshnja nuk ka pësuar lëndime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa këmbësorja ka marrë lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të ngjashme