Këmbimi i pronave, Murati: S’është në kompetencë të MF-së, përgjigjet të kërkohen nga Komuna e Prishtinës

Prishtinë | 31 Jan 2024 | 16:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka mohuar raportimet se dikasteri i tij që ai e drejton e ka vlerësuar më lirë një pronë të këmbyer nga Komuna e Prishtinës me pronë private, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se çfarëdo përgjigje që lidhet me këtë çështje duhet që t’i adresohet Komunës së Prishtinës, pasi Ministria e Financave nuk e ka në kompetencë një gjë të tillë.

“Jam në dijeni që ka një çështje të ngritur të këmbimit të pronave. E kam konsideruar të pa denjë sepse nuk ka të bëjë me Ministrinë e Financave edhe pse në disa raste po mundohet që t’i jepet një konotacion i tillë. Nuk i takon Ministrisë së Financave që të përfshihet në një diskutim i cili ka pretendime të pa sakta. Sa i përket çështjes së ndalimit të keqpërdorimeve nuk besoj që ka dikush që ka bërë më shumë se unë për të ndaluar këtë. Çfarë do kërkese që keni edhe sqarim duhet ta kërkoni tek Komuna e Prishtinës, sepse është komuna që ka marrë një vendim të tillë”, u shpreh Murati.

Të ngjashme