Kënd po e përfaqësojnë këta kështu?

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 12:18 | Nga Shenoll Muharremi

Na që i paguajmë me taksa tona? Jo. Qytetarët? Jo. Bizneset dhe prodhuesit vendor? Jo. Publikun? Jo. Deputët? Jo. Presidentën? Jo. Dmth ata janë aty si një korporatë (jo institucion publik) me na vendos tarifa që na rëndojnë jetën e përditshme, e na shkatërrojnë ekonominë me ma shumë inflacion.

Kur ke zgjedhje tjera që nuk e rëndon as qytetarin e familjen e as bizneset dhe prodhuesit vendor e ti vendosë për zgjidhjen më të keqe, kjo tybe është haraç.

Ky Bord e ka hupë krejt:

-Legjitimitetin moral (zero).

-Profesionalizmin.

-Besimin publik.

Nuk ka më as “dialog” e as “bashkëpunim” me këta.

Loja ka marrë fund.

-Dorëheqje menjëherë.

-Shkarkim nga Kuvendi sapo të funksionalizohet.

-Shfuqizim i vendimeve të padrejta.

Kjo ZRRE nuk po përfaqëson më askënd përveç ndoshta vetes dhe interesave që na si dimë. Sektori i energjisë është strategjik dhe me interes kombëtar e publik. E jo pronë private.

Nuk kemi më luksin me duru këto absurditete.

Të ngjashme