Kendall Jenner është shembull shumë i mirë që tregon se me punë dhe vullnet çdo kush mund të arrijë atë që dëshiron.
Kur ishte adoleshente, dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej një modele e sukseshme dhe të udhëtonte në shumë vende të botës.
Dhe ja ku jemi sot. Sukseset e Kendall, edhe pse shumë prej jush mund të përpiqet t’i zbehë, sa vijnë dhe shtohen. Bukuroshja 22- vjeçare ka qenë e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon ku ka lexuar një letër që i kishte shkruar vetes, letër e cila mban datën 2 shtator 2010.
“Qëllimi im në jetë është të bëhem një modele shumë e mire dhe të udhëtojë ne vënde me të vërtetë të mahnitshme. Shpresoj që një ditë kjo të ndodhi”, shkruhej në një pjesë të letrës.
Atëherë ajo ishte vetëm 14 vjeç dhe modelingu ka qenë një endërr, por sot 7 vite më vonë për të është kthyer në një profesion.
“Oh Zot, kam qenë vetëm 14 vjeç kur e mendoja diçka të tillë. Jam shumë e emocionuar që e lexoj këtë letër sot”, tha Kendall.
Spektatorët në studio shpërthyen në duartrokitje pasi ylli 22- vjeçar përfundoi së lexuari letrën, e ndërsa Jimmy bërtiti: “Kjo është gjëja më e mirë që kam lexuar ndonjëherë në tërë jetën time! Jam shumë krenar për ty. Ndihem sikur jam edhe unë pjesë e familjes tënde.
Kontrata e parë për Kendall si modele u nënshkrua në vitin 2009 “Wilhelmina Models”, për të mos u ndalur më.