Këndellja pas ndarjes

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 14:30 | Nga

Nuk zgjat njësoj koha e cila duhet të kalojë për të marrë veten pas ndërprerjes së ndonjë lidhjeje. Kjo varet nga shumë faktorë – kujtimet e përbashkëta, mënyra e ndarjes, gjendja e marrëdhënieve në momentin e ndarjes…

Meshkujt më shumë vuajnë për shkak të ndarjes. Sapo keni përfunduar një lidhje, mirëpo emocionet kanë mbetur. Vuani dhe pyesni sa kohë nevojitet të kalojë për ta marrë veten, transmeton Telegrafi.

Ja nga çka varet, sipas ekspertëve të dashurisë:

Kujtimet e përbashkëta
Sa më shumë të zgjasë biseda rreth ndarjes, edhe procesi i këndelljes do të zgjasë. Sa më shumë që keni krijuar kujtime të përbashkëta, do të jetë më e vështirë t’i harroni dhe të filloni krijimin e lidhjeve të reja.

Gjendja e marrëdhënieve
Në rast që lidhja nuk ka qenë e mrekullueshme, ndarja do të duhej t’ju sjellë lehtësi, andaj do t’ju duhet më pak kohë për ta harruar partnerin. Nga ana tjetër, nëse keni qenë të lumtur, dhe përnjëherë ju ka braktisur, më vështirë do ta merrni veten.

Emocionet
Nëse keni besuar që ai partneri është shpirti juaj binjak, me siguri do “të fundoseni” pas ndarjes. Nëse kjo ka qenë joserioze, mos vajtoni, shpejt sërish do të gjendeni në një lidhje të re.

Mënyra e ndarjes
Te ndarja në mënyrë miqësore, procesi i këndelljes nuk do të duhej të jetë i dhembshëm. Nëse keni ofenduar njëri-tjetrin me fjalë të rënda, dhe ju jeni ndarë me lot pikëllimi, atëherë do t’ju nevojitet një kohë që të ktheheni në jetën normale.

Tradhtia
Shpesh marrëdhëniet përfundojnë për shkak që njëri nga partnerët ka pasur aferë tradhtie, gjë që ndikon në çrregullimin e vetëbesimit të partnerit të tradhtuar dhe zgjat më shumë këndellja pas ndarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme