Këndet e lodrave në Prishtinë po dëmtohen, komuna njofton Policinë: Aktet vandale janë të papranueshme

Prishtinë | 27 Tet 2025 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit janë regjistruar disa raste ku investimet e komunës së Prishtinës janë dëmtuar.

Komuna e Prishtinës ka dënuar aktet e tilla.

“Kryeqyteti po investon vazhdimisht në krijimin e hapësirave të sigurta dhe cilësore për fëmijët tanë, përfshirë këndet e lodrave nëpër lagje. Fatkeqësisht, kohëve të fundit jemi përballur me raste të dëmtimit të qëllimshëm të pronës publike, si ai i ndodhur në një kënd lodrash sot, i cili është raportuar në Polici”, thuhet në reagim.

Komuna thekson se aktet e tilla janë të papranueshme.

“Aktet e vandalizmit ndaj hapësirave të përbashkëta janë të papranueshme.Ftojmë secilin qytetar që të kontribuojë në ruajtjen e këtyre ambienteve dhe të raportojë çdo rast të tillë te organet kompetente”, thuhet në reagim.

Të ngjashme